Moti i ligë kaplon Shkupin, Arsovska mbledh Shtabin e Krizave

    Pasditen e sotme moti i ligë e ka kapluar Shkupi, me çka ka shkaktuar dëme materiale.

    Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, ka thirrur mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave të Qytetit, përcjell Nistori.

    “Pas stuhisë që goditi qytetin e Shkupit, kryetarja Danela Arsovska thirri mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave të Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

    Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave, qytetarët kanë raportuar për rënien e pemëve, rrënimin e kulmeve, bllokimin e veturave, vërshimin e oborreve dhe dhomave në linjën telefonike 112. Nga QKM thonë se raportet u transmetohen shërbimeve kompetente sa më shpejt të jetë e mundur.

    Disa portale kanë publikuar pamje të një auto-ambulance të bllokuar në rrugën “Mavrovasja”, në të cilën ka pasur edhe pacientë. Fatmirësisht pacienti është në gjendje të mirë.

    Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se nga stuhia pasditen e sotme përveç Shkupit janë përfshirë edhe Shtipi, Velesi, Demir Hisari, Sveti Nikolla.

    DPHM njoftoi se moti i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë do të vazhdojë deri të premten, sidomos pasdite. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë dhe kushte për shfaqjen e breshërit./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Arsimit siguron se materialet shkollore do të jenë gati për nxënësit para 1 shtatorit

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet kushtetuese mbajnë peng skenën politike në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë