Ministria e Arsimit siguron se materialet shkollore do të jenë gati për nxënësit para 1 shtatorit

    Nxënësit e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pestë, për të cilët janë në përgatitje librat sipas programeve të reja mësimore, në tremujorin e parë do të mësojnë prej materialeve përkatëse dhe ato do të marrin deri më 1 shtator. Kështu thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    Prej atje thonë se shpërndarja e materialeve të reja për mësim të cilat i përgatit Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, të dedikuara për nxënësit e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pestë për lëndët për të cilat janë përgatitur programet mësimore të reja është në rrjedhë dhe do të përfundojë para fillimit të vitit shkollor.

    Ministria thekson se materialet për mësim, të cilat do të shfryrëzohen derisa bëhen gati, respektivisht miratohen librat e rinj, janë cilësore dhe se nuk bëhet fjalë për skripta.

    “Nxënësit nuk do të marrin kopje skripta, por materiale të cilësisë, krijuese dhe e përpunojnë materialin mësimor për tremujorin e parë. Në ndërkohë, vijojnë procedurat për miratimin e teksteve shkollore të reja për këto klasa dhe lëndë mësimore. Të gjitha janë në fazë të ndryshme përfundimtare dhe në faza do të përmblidhen”, njofton MASH.

    Ministria informoi edhe se paralelisht në shkollat po bëhet edhe dorëzimi i teksteve shkollore për të gjitha klasat e tjera –klasa e tretë, e gjashtë, e shtatë, e tetë dhe e nëntë dhe duke pasur parasysh atë që procesi është intensifikuar dhe do të përfundojë deri në fund të ditës së nesërme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën apel tek udhëheqësit e shkollave fillore që t’i marrin materialet për mësim dhe tekstet shkollore nga hapsirat e komunave dhe të organizojnë shpërndarjen e tyre të nxënësve në ditën e parë të shkollës.

    Lajmi Paraprak

    Koordinimi në Kuvend pa VMRO-DPMNE-në

    Lajmi i rradhës

    Moti i ligë kaplon Shkupin, Arsovska mbledh Shtabin e Krizave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë