Ndërroi jetë hendbollisti 27 vjeçar, Denis Toth

    Ka ndërruar jetë hendbollisti 27 vjeçar, kroati Denis Toth që luante për ekipin e hendbollit “Buteli”. Ai mbrëmë ishte dërguar në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv në Shkup.

    Drejtorja e klinikës, Maja Mojsova, ka deklaruar se gjatë analizave të gjakut tek pacienti nuk janë gjetur substanca aktive apo shenja dhune ndërsa trupi i tij i është dorëzuar mjekësisë ligjore për obduksion të mëtutjeshëm. Mbrëmë mediat kroate kishin njoftuar se Denis Toth ishte sulmuar fizikisht në një klub nate në Shkup. Por, MPB-ja ka njoftuar se tek viktima nuk janë vërejtur shenja dhune ndërsa të njëjtit menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore. 

    Lajmi Paraprak

    Legalizimi i kanabisit si Kalë Troje…

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Më vjen mirë që në rastin e Zekirit, Prokuroria ka marr hapa konkrete

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë