Legalizimi i kanabisit si Kalë Troje…

    DOM GJERGJ META

    Për momentin po kufizo hem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore)  është “Kali i Trojës” i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.

    Personalisht, më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.

    Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “… me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë: më 9 maj 2020, Kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019- ën).

    Më keq akoma, nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.

    Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Mbi nacionalizmin dhe religjionin në Europën postkomuniste

    Lajmi i rradhës

    Ndërroi jetë hendbollisti 27 vjeçar, Denis Toth

    Lajme tjera

    Elitat

    MONIKA STAFA Vërshimi i dëshirave tona për t’u vetëshprehur ndonjëherë çon në rrjedha të amullta krijimtarie, duke i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë