Pendarovski: Procesi i negociatave me BE-në nuk duhet të jetë histori pa fund

    “Nëse procesi i negociatave bëhet vetëm një histori e pafund ballkanike, atraktiviteti i Bashkimit Evropian do të arrijë një nivel historikisht të ulët”.

    Këtë e theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoninë solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Kolegjin e Evropës në Kampusin Natolin në Varshavë, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë.

    Pendarovski, siç njoftuan nga kabineti i tij, theksoi se është i nderuar të flasë në hapjen e vitit akademik, në 30 vjetorin e themelimit të kolegjit, i cili njihet për kontributin e tij të çmuar në integrimin e Evropës Qendrore dhe Lindore në Bashkimi Evropian.

    Në fjalën e tij ai tha se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një çështje për të cilën ka një konsensus të gjerë social dhe politik në rajon, duke theksuar se me shpalljen e pavarësisë në vitin 1991, u arrit një konsensus kombëtar për të ardhmen evropiane tashmë të arritur në vendin tonë.

    Pendarovski theksoi rolin e rëndësishëm të Polonisë si mbështetëse afatgjatë e integrimeve tona evropiane dhe vlerësoi se kontaktet e shpeshta në nivelin më të lartë flasin për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve.

    Lajmi Paraprak

    Tre kompani dorëzojnë oferta për mbikëqyrjen e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi: Maqedonia e Veriut është në një linjë me politikat energjetike të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë