Përfundoi mbledhja e BDI-së, Osmani: Nesër do të merren vendime konkrete

    Ka përfunduar mbledhja e sotme e BDI-së në Reçicë të Vogël. Zyrtarët e BDI-së e kanë cilësuar si pozitive, edhe pse e njëjta zgjati për më shumë se gjashtë orë.

    Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, pas përfundimit të mbledhjes ka folur para gazetarëve, ndërsa tha se nesër do të merren vendime konkrete dhe se takimi i sotëm ishte vetëm konsultues, raporton Nistori. Ai gjithashtu tha se në BDI “nuk ka palë dhe se gjithçka është në kuadër të debatit demokratik”.

    “Kishim një takim tjetër konsultativ me funksionarët partiak, në kuadër të përgatitjeve të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në Tetovë. Ishte vazhdimësi e mbledhjes që kishim para disa ditëve, ku u diskutuan të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e mbledhjes, pasi kjo mbledhje nesër do të jetë e rëndësishme. Do të merren vendime për formimin e organeve të partisë, prandaj u diskutuan të gjitha aspektet”.

    “Nesër ato do të shtrohen para Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të merr vendime. Ajo që është e rëndësishme ishte se diskutimi ishte në frymë pozitive”, tha Bujar Osmani.

    I pyetur nëse është diskutuar për emra, ai tha se këtë të drejtë e ka kryetari i partisë.

    “Në bazë të statutit është e drejtë e kryetarit Ahmeti për të propozuar listën e organeve të partisë. Ai është konsultuar me përfaqësuesit që ishin këtu”, tha Bujar Osmani.

    Ndërsa sekretari organizativ i kësaj partie Artan Grubi, pas daljes nga mbledhja shkurt deklaroi se “BDI është më e fortë se kurrë”. Ai nuk dha përgjigje nëse do të vazhdojë të mbetet sekretar organizativ i partisë.

    Theksojmë që mbledhja e sotme filloi pas dite, ndërsa me shumë vonesë u bashkëngjitën edhe “Grupi i zjarrit”. Të njëjtit pas përfundimit të mbledhjes nuk u deklaruan për media./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: Vendimet për refuzimin e nismave për referendum janë të drejta

    Lajmi i rradhës

    Për shkak të mungesës së buxhetit, Maqedonia e Veriut nuk do të merr pjesë në “Eurovision 2023”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë