Maqedonia e Veriut në kërkim të punëtorëve

    Ballkani Perëndimor po ballafaqohet me mungesë të madhe të fuqisë punëtore. Kamerierë, kuzhinierë dhe staf tjetër në hoteleri dhe turizëm, saldatorë, elektricistë, bravë punues, punëtorë ndërtimi, zanatli të ndryshëm e kështu me radhë, mungojnë jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në të gjitha shtetet e rajonit. Në më shumë qytete në vend, nga dita në ditë po hasen edhe shpallje për vende pune që vështirë po plotësohen.

    ME VITE MUNGOJNË PUNËTORË NË MAQEDONI

    Afaristët ankohen se përkundër shpalljeve të shumta për punëtorë në sektorë të ndryshëm si ndërtimtaria, tregtia, hoteleria e kështu me radhë, ato kanë probleme të mëdha të gjejnë kuadër të nevojshëm për nevojat e tyre. Shpërngulja e madhe e fuqisë punëtore të aftë për punë, si për punë sezonale apo edhe për periudhë më të gjatë kohore, po shkakton mungesë të fuqisë punëtorë në tërë Maqedoninë dhe Ballkanin. Aktualisht në vend më e theksuar është mungesa e personelit për hoteleri. Gati të gjitha bizneset lokalet të gastronomisë dhe hotelerisë në Strugë dhe Ohër, kanë mungesë punëtorësh. Ky kuadër ka ikur edhe në Mali të zi dhe Kroaci, ku një kuzhinier apo kamerier fiton së paku tre paga dhe deri në katër paga në më të mëdha në raport me qendrat turistike në vend. Krste Bllazhevski nga Oda e Hotelerisë së Maqedonisë thonë se me vite po mungon stafi i kualifikuar në këtë veprimtari, i cili kur fiton një praktikë edhe më të vogël po shfrytëzon rastin që të ik në Kroaci dhe ne vështirë se mund ë bëjmë diçka në këtë drejtim. Një ikje e tillë, patjetër se pasqyrohet edhe në shërbimin turistik, por edhe në turizmin në përgjithësi, shton ai.

    KROACIA THITH FUQINË PUNËTORE

    Nga ana tjetër, nga Lidhja e Odave ekonomike thonë se kanë mundësi që menjëherë të sigurojnë 5000 kamerier, pjatalarës, recepsionistë dhe shërbyese dhomash nga Turqia që mund të vijnë menjëherë në vend dhe të fillojnë punën në objektet vendore tona hotelerike, nëse shteti i lejon ata të punësohen shpejt, me të njëjtat kushte që vlejnë për qytetarët e Maqedonisë, apo – vetëm me kartat e identitetit dhe regjistrimin, thonë nga Oda e Turizmit, pranë kësaj ode ekonomike. Sipas tyre aktualisht po na mungojnë 20 mijë punëtorë në këtë sektor, ndërsa shtojnë se në rast nuk ndryshon situata, do të ketë mbyllje të gjysmës së hoteleve dhe restoranteve në periudhën e ardhshme. “Të gjithë do t’i pranonin pagat e Maqedonisë deri në 600 euro, të cilat në fakt janë të ngjashme me ato në Turqi për shkak të krizës dhe rënies së lirës. Kamerierët, recepsionistët tanë po largohen masivisht jashtë dhe atë, kryesisht në bregdetin e Adriatikut, në Kroaci dhe Slloveni, por emigracioni në vendet më të largëta është gjithashtu i dukshëm”, thotë kryetari i Odës Turistike, Arkan Kerim.

    EDHE SHQIPËRIA NË HALL PËR PUNËTORË

    Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për rënien e fuqisë punëtore, thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë ku më të prekurit sipas ekspertëve janë turizmi, bujqësia dhe shërbimet. Kërkesat për punë janë më të ulëta se ofertat në treg, gjë që konfirmohet edhe nga autoritetet. Probleme të mëdha me mungesën e fuqisë punëtore po shfaqen edhe tek ndërtimi, fabrikat e tekstilit apo këpucëve që punojnë për kompani të huaja që nuk po gjejnë punonjës. Gjithsesi, ekonomia e Shqipërisë ka nevojë edhe për rreth 45 mijë punonjës shtesë këtë vit, kryesisht në fason, koll qendra, ndërtim dhe turizëm.

    Sektori i turizmit dhe shërbimet në përgjithësi kërkojnë të zgjerojnë punësimin me rreth 20-30 për qind këtë vit. Rritja e numrit të vizitorëve nga njëra anë, dhe shtimi i strukturave akomoduese nga ana tjetër, po rrisin kërkesën për punonjës të rinj. Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik në Tiranë, tha se, pavarësisht problematikave që ka krijuar lufta në Ukrainë në sektorin e turizmit dhe shërbimeve ka një hendek 20-30 për qind që duhet të plotësohet me punonjës. Kërkesa më e madhe për punonjës shtesë është në zonat bregdetare, ku vitet e fundit është rritur turizmi i organizuar me kontrata e oferta paraprake.

    NË KROACI, PUSHUES PLOT, NUK KA PUNËTORË

    Turizmi kroat po përballet me një problem kronik të mungesës së personelit, ndaj është e qartë se me vendime konkrete, autoritetet dhe punëdhënësit duhet të ofrojnë më shumë për punëtorët turistikë. Kroacia po përpiqet të gjejë fuqi punëtore në vendet fqinje të Ballkanit por edhe në disa vende aziatike ku vetë m sivjet në turizmin kroat do të mungojnë mbi 10 mijë punonjës. Në përpjekje për të zgjidhur problemin e mungesës së punëtorëve, Kroacia hoqi kuotat për punëtorët e huaj vitin e kaluar dhe kështu mori më së shumti punëtorë nga vendet e Ballkanit, të cilat nuk janë në BE, dhe nga Azia. Të dhënat zyrtare thonë se deri në qershor të këtij viti janë lë shuar mbi 51 mijë leje pune për të huajt, kryesisht në sektorin e ndërtimit, hotelerisë dhe turizmit, që është pothuajse dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit 2021. Sipas disa vlerësimeve, këtë vit pritet të jepen rreth 100 mijë leje pune. Nga ana tjetër, që nga viti 2013 , kur Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Evropian, mbi 250 mijë banorë të Kroacisë kanë ikur për një jetesë më të mirë në Gjermani, Austri apo Irlandë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Policia ia konfiskon “BMW-në” tetovarit që shkaktonte zhurmë nëpër qytet

    Lajmi i rradhës

    Çfarë i ndodh organizmit nëse hani një dardhë në ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë