Qeveria në seancën e sotme mori disa vendime, vazhdohet gjendja e krizës në sektorin energjetik

    Fotografia: Nistori

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 82-të vendosi që të dërgojë deri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut propozimin për të vazhduar gjendjen e krizës për energjinë deri më 30 prill të vitit të ardhshëm.

    Në këtë seancë u vendos për masa të reja për mbështetjen financiare të bujqve, saktësisht për shitjen e lakrës, grurit, elbit dhe kumbullave. U miratua edhe propozimi i Ministrisë së Bujqësisë për furnizimin me ujë në komunën e Shtipit, Karbincit, Sveti Nikollës dhe Lozovës përmes projektit “Zletovica”.

    U shqyrtua dhe miratua Memorandumi për bashkëpunim ndërmjet DAI Global, LLC dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes së cilës planifikohet mbështetje teknike për Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë për rritjen e sigurisë kibernetike.

    Qeveria në këtë seancë shqyrtoi informacionin për furnizimin shumëvjeçar në rekonstruktimin e stacionit për filtrimin e ujit të pijshëm në Berovë, përmes së cilës furnizohen 10 mijë banorë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Greqia do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut gjatë krizës energjetike”

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi hedh poshtë nismën e VMRO-DPMNE-së për referendum për shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë