Reagon Bilall Kasami: Marrja e ingerencave për gjimnazin është hakmarrje politike

    Komuna e Tetovës ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në lidhje me marrjen e ingerencave nga kjo e fundit për gjimnazin e Tetovës “Kirill Pejçinoviq”.

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në konferencë për shtyp tha se mënyra e publikimit të këtij vendimi, të cilin Komuna e Tetovës, siç thonë ata, e ka marrë përmes gazetarëve, tregon seriozitetin dhe peshën e kësaj qeverie të korruptuar, përkatësisht të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

    “Vendimi për shkarkimin e ish-drejtorit të shkollës së mesme “Kiril Pejçinoviq” është marrë në bazë të propozimit të këshillit të shkollës së mesme ku ligji për arsimin e mesëm më obligon që në afat prej 15 ditësh të veproj sipas propozimit të këshillit të shkollës, i cili në bazë të raportit të auditimit komunal nga i cili janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe keqpërdorimesh financiare që kanë dëmtuar buxhetin e shkollës. Ky vendim nuk mund të llogaritet ndryshe përveç vazhdimit të politikave hakmarrëse ndaj qytetarëve të Tetovës, vetëm sepse kjo komunë nuk qeveriset nga pushteti aktual qendror”.

    “Për ironi edhe më të madhe, ne jemi dëshmitarë ku vetëm pak ditë më parë, patëm rastin të shikonim video incizimet se si vëllai i një kryetari të komunës, që është nga BDI, hyn dhe vjedh paturpësisht dokumentacionin nga dosja e shkollës për të fshehur abuzimet e bëra, dhe MASH nuk pati asnjë reagim në këtë drejtim, por mbrojti abuzimet dhe krimin. E pyesim Ministrinë nëse është në dijeni për këto veprime, apo sapo po i dërgohen letrat për të nënshkruar pranon urdhra nga shefi i tij Artan Grubi i cili me sa duket është gati për çdo gjë, vetëm për t’u hakmarrë ndaj qytetarëve të Tetovës për humbjen e zgjedhjet lokale”, tha kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.

    Ai gjithashtu njoftoi se për këtë rast do të njoftojë të gjitha ambasadat në vend, në radhë të parë atë amerikane dhe të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut me një helikopter do ta ndihmojë Greqinë për shuarjen e zjarreve

    Lajmi i rradhës

    Çfarë rreziku sjell për lëkurën dhe shikimin rrezatimi i diellit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë