Shtatë vite nga vërshimet në Shipkovicë të Tetovës, banorët ankohen për probleme të shumta

    Edhe pas 7 vitesh nga vërshimet në Shipkovicë të Tetovës, banorët ankohen se akoma nuk është bërë asgjë për vendbanimin.

    Bashkësia lokale ankohet se ky fshat ende ka shumë probleme. Sipas banorëve të këtij fshati, UNDP dhe Ministria e Ekologjisë është duke punuar, por banorët akoma nuk janë të njoftuar se çfarë më saktësisht është duke u bërë.

    “Ajo kryesorja është se këtu pas shtatë vitesh punohet, ne nuk dimë asgjë çka bëhet, ne nuk dimë zyrtarisht dhe çka punohet nuk e dimë kush çka bën, ne nuk dimë asnjë mendim profesional që të themi se punën e bën mirë apo keq, ne nuk dimë asgjë punohet në shtëpinë tonë edhe nuk dimë asgjë”, tha Ismail Iljazi nga Bashkësia Lokale në Shipkovicë.

    Ndryshe, në vërshimet e para shtatë viteve në këtë fshat, jetën e humbën katër persona./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Më mirë për Tetovën”: Përgjegjësit e zjarrit në spitalin modular lëvizin lirshëm

    Lajmi i rradhës

    Muaremi dorëzoi kallëzim penale kundër Ruskovskës, Trajçvskës dhe Josifovskës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë