“Më mirë për Tetovën”: Përgjegjësit e zjarrit në spitalin modular lëvizin lirshëm

    MMPT duke reaguar para medias për mospërgjegjësi ndaj tragjedisë në spitalin modular

    Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën”, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 20 gushtit për Këshillin e Komunës së Tetovës, sot në konferencë për shtyp e kanë rikujtuar ngjarjen tragjike në spitalin moduluar, nga zjarri në të cilin humbën jetën 14 pacientë, duke thënë se ende nuk ka përgjegjësi për këtë rast tragjik.

    “Në njërën anë organet e drejtësisë lëshojnë raporte të cilat janë në kundërshtim me deklaratat e dëshmitarëve, kurse në anën tjetër organet blejnë kohë duke e stërzgjatur procesin për gati një vit. Në ndërkohë përgjegjësit e kësaj tragjedie lëvizin lirshëm në mesin tonë”.

    “Kujtimi i zjarrit të kobshëm në Spitalin e Tetovës është ende i freskët në memorjen e tetovarëve, prandaj kjo lëndë nuk duhet të lihet në harresë, dhe të mbahet në sirtarët e prokurorisë dhe gjyqësorit si shumë raste tjera”, thanë nga MMPT.

    Ata gjithashtu theksuan se do të angazhohen për depolitizimit të prokurorisë dhe gjykatave, dhe kulturës së pandëshkueshmërisë.

    Ndryshe, në përbërjen e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës, kjo iniciativë qytetare ishte e përfaqësuar me dy këshilltarë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shtëpi të ngrohta vetëm për ata me xhep të thellë

    Lajmi i rradhës

    Shtatë vite nga vërshimet në Shipkovicë të Tetovës, banorët ankohen për probleme të shumta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë