Tanket e Maqedonisë nisen drejt Ukrainës, publikohen pamjet

    Maqedonia po i dhuron Ukrainës tanke të epokës sovjetike, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes, prej ku thonë ata se planifikojnë të modernizojnë ushtrinë e tyre për të përmbushur standardet e NATO-s.

    Ministria njoftoi se Qeveria ka vendosur që një pjesë e caktuar e këtyre kapaciteteve të tankeve t’i dhurohet Ukrainës në përputhje me nevojat e atij vendi.

    Prej atje nuk e kanë bërë të ditur numrin e tankeve që do të dhurojnë, por kanë deklaruar se i përkasin të ashtuquajturve gjenerata e tretë.

    Ministria bën me dije se në periudhën e ardhshme duhet të shpenzohen mjete edhe për asgjësimin e tankeve, që sipas tyre është një aktivitet i papërshtatshëm për Ushtrinë tonë.

    Maqedonia e Veriut ka rreth tridhjetë tanke T-72 të projektuar nga sovjetikët.

    Videoja e ngarkuar në rrjetet sociale nga agjencia e lajmeve Makfax tregon se disa nga këto tanke po transportohen me kamionë pranë kufirit me Bullgarinë.

    https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F104144541408517%2Fvideos%2F5007259379401344%2F&show_text=false&width=263&t=0

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski akuzon Moskën për ndërhyrje në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Në spitalin modular të Tetovës zjarri ka shpërthyer nga defribilatori, e jo nga kablloja vazhduese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë