Tensione në Pallçisht, banorët protestojnë për mungesën e ujit të pijshëm

    Dhjetëra banorë të fshatit Pallçishtë sot sërish protestuan para Komunës së Bogovinës për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

    Banorët kërkuan që të takohen me kryetarin e komunës Besnik Emshiu, por nga policia të cilët qëndronin në hyrje të objektit të komunës, thanë se brenda komunës nuk ndodhet asnjë nënpunës pasi ka përfunduar orari.

    Banorët vendosën që sot të largohen nga objekti i komunës dhe ditën e hënë të dalin ta presin në mëngjes kryetarin Besnik Emshiu.

    Kryetari i Bashkësisë Lokale në Pallçisht, Vullnet Hakiki, i pyetur nga Nistori, tha se kryetariu iu ka thënë se projekti për ujësjellësin e fshatit ka kaluar dhe se punimet do të fillojnë së shpejti.

    “Na e ka thënë vjershën e zakonshme. Nuk di diçka tjetër. Na ka thënë se projekti ka kaluar dhe se faza e tenderimit ka përfunduar, por punimet ende nuk kanë nisur”, tha Vullnet Hakiki.

    Ai i ftoi banorët e fshatit në takim në bashkësinë lokale, për të koordinuar hapat e radhës që do t’i ndërmarrin.

    Ndryshe, edhe më herët banorët e Pallçishtit kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohë deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë nga autoritetet komunale./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nobeli i Paqes shkon për mbrojtës të të drejtave të njeriut nga Bjellorusia, Rusia dhe Ukraina

    Lajmi i rradhës

    Zëvendësministri Rexhepi premton ujë për Pallçishtin, banorët do të protestojnë edhe javën e ardhshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë