Tetovari e la veturën në mekanik, policia ia gjen në parcelë ku shiten pjesë të veturave

    Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se ka gjetur një veturë, e cila ishte paraqitur si e humbur nga një 23-vjeçar.

    SPB Tetovë njofton se vetura është gjetur në një parcelë për pjesë të veturave.

    “Dje (14-shtator) në orën 12:15, 62-vjeçari E.V. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se para rreth dy vitesh në një puntori automekaniku, personit A.V. (23) nga Xhepçishti i Tetovës ka lënë për riparim automjetin e tij “Ford Mondeo Caravan” me targa të Tetovës, por kur ka shkuar për ta marrë, automjeti nuk ka qenë në punëtori”.

    “Menjëherë zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë gjetur veturën në një parcelë për pjesë veturash në Neproshten të Tetovës dhe ia kanë kthyer pronarit. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Në fund të shtatorit do të publikohet pakoja e re ndihmës për biznesin

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i RMV-së e miratoi Ligjin për huamarrje nga Banka Evropiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë