Përçahet BDI | “Grupi i zjarrit” do të funksionojë si fraksion

    “Grupi i zjarrit” përfundimisht do të funksionojë si fraksion brenda BDI-së. Këtë e konfirmoi sot Blerim Bexheti, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së partisë-së në Tetovë. Bexheti tha se janë shterur të gjitha mundësitë për të vazhduar debatin konstruktiv brenda partisë.

    Ai deklaroi se për të gjitha çështjet politike në vend do të kenë qëndrimin e tyre si fraksion. I pyetur nga Nistori, nëse do të formojnë parti të re, ai tha se nuk do të ketë një gjë të tillë, por do të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së.

    “Konstatojmë se standardet janë të dyfishta, edhe gjatë debatit edhe gjatë për askepktin organizativ dhe programor, për atë që kemi marrë mbështetjen nga votuesit. Janë shterur të gjitha mundësitë që ne të debatojmë në mënyrë të sinqertë”.

    “Dua të informoj opinionin se ne do të vazhdojmë aktivitetet tona me anëtarësinë dhe i ftoj ata që të na mbështesin dhe të bashkëbisedojmë për dallimet që imponon kjo qeveri, e cila ka uzurpuar organet vendimmarrëse, e që janë kompetencë e partisë. Do të vazhdojmë të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së dhe për të gjitha çështjet do të kemi qëndrimin tonë”, tha Blerim Bexheti.

    Ai gjithashtu theksoi se nuk u intereson nëse do të shkarkohen nga funksionet e tyre brenda BDI-së./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Harrohet premtimi për projektin e liqenit të Treskës

    Lajmi i rradhës

    MUHABET PËR SHPAJRTI ME NI DASHAMAJR

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë