MUHABET PËR SHPAJRTI ME NI DASHAMAJR

    Bekim Ramadani (profesor i muzikës në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”)

    Një tekst i shkruar në të folmen e Tetovës që mund të lexohet e të kuptohet me lehtësi vetëm nga banorët e Pollogut dhe zonave përreth, ndërkaq të tjerët, kësaj here, shpresoj të mos më keqkuptojnë!

    Bajgji do dit’ jam tu u kujtau a ta marr llafin ene une n’kët çajxhillnic’ t’madhe xhi e ka emnin Facebuk a t’rraj traukët. Thash hajt ma majr mo ngatrroj dëni sen se ka ardh ni vakt i keç, ama, prap se prap, e mora takatin ene thash aj de e kallzoj ni muhabet xhi e bana me ni shoç xhi ka shku n’gurbet pi moti e xhi para do ditve m’thajri n’telefon.

    “O Beko, a ije xhall, je hup si faksi me ni vakët! Hajt kallxo dëni sen se m’ka ra malli për Tetovën, për shoçninë, për gropat, për bërlloket, për ato dallaverxhi xhi t’i hekin donet pa t’i çit pantullet…! Kallxo xhi ka, xhi s’ka!” Une ia ktheva meniher tu i kallzou se dëni her asht ma majr mo t’folish se sa t’folish, se njerzit t’marrin dallash ene meniher grafllojn’ si tamli përmaj shporet. Për at’ hakata t’i kallxoj muhabet për toke ene ja najsa: “Masi e fala iqinajen, pak ma von’ se ditët qera (çimçi kesh n’Tiharcë me ni vdekje t’ranë), dola t’heci ka mohalla se nuk m’zike veni ven pi mërzijave. Bash ataj ngat shpajës teme e zateka ni kojshi ene i thash: “Allahi kabull namazin e Iqinajës, o kojshi! Ishalla na pranohen k’to lutje, ibadete e t’falme ç’i i bëjm pes’ her’ n’dit’!” Ai ma kthej: “Nuk ma merr menja ç’i e di dikush ma majr se vet taj – a t’pranohet a s’tpranohet e falmja. Veç taj e di se a e ke pas menen ataj, a teka-teqe. Sa njeri e hupën vaktin kot e kot veç t’u ba fiskullturë…” Meniher i thash: “Sa i meçëm ije be kojshi!” ene ia kallzova ni rast kur para do vjetve i pata than’ njanit (xhi a ba për ramet) nisoj: “Allahi kabull namazin!” e aj ma pat kthaj: “Vallai, bilai, zamet, shaum vshtajr… Une, me t’kallzau t’drejtën, falem çe 35 vjet, ama ma merr menja se Zoti ma ka pranou veç ni namaz t’jacajës para nja 7-8 vjetve”. Une u pata shashtrajsën pi asaj xhi folke ene e pata pajtën: “Si ësht’ e munme kjo be vlla?” Tu hecën oudhës ka shpajat tona ai kallzojke se “veç at’her’, veç te çaj namaz e koum naj vetin pak ma qeter feje, veç çat’her’ m’patën kap do t’dridhme, ni dhajmt, qishit, e krajes, mesene u pata mush’ me lot e u pata ba mhall, zemra m’rifke ma shpejt, troupi sëm majke, shpajrti m’u dixhke flakë, si me u mçou pi anestezije… Ma merr menja se veç çat’her i jam afrou Allahit…” Kojshia m’ngjoj majr ene m’tha: “Bash çashtau! Jo veç namazin, po ene çfardo pune qetër, njeri duhet ta boje me merak, me gjeth zemër, pa hile, jo për rekllamë, po për riza t’Zotit”.

    Kur tha kshtau, mu meniher m’u kujtau ene ni rast qetër: “Vjeshtën xhi shkoj pata shku me gruen teme t’mledhim gështaja n’mal, se i kina merak. Agje, xhi de shofish, vlojshin njerzit. Tu hec napër ni udh’ t’ngusht’, e pamë njanin tu u fal’ ataj midis udhës. U nalëm ene i une i tham grues teme: “Lumi ki xhi falet, pale sa sevapet i fiton!” Aj e prajshi namazin ene u kthaj ka ne tu na than’: “Jam ene me ramazan…” At’her kojshia jem xhi m’ngjojke tu m’sllau me bisht t’sajvit u kall kejt ene m’tha: “E po kjo asht katastrof’. Sa njeri n’kët dunja falet veç për ta pa mileti, sa njeri hec terma-teposhtë sa për ta pa njerzit se asht i xhallë, a ki i vdekt për gjeth’ jetën… U prajsh dunjaja… Njerzit kan qijf t’ishihen veç me t’lavdroume…” Tu i kallzou n’telefon k’to muhabete e najva gurbetçinë tu kajtën e tu m’than’: “Lumi taj xhi kije kojshi t’majr ene xhi munesh ta kajsh ni dert. Une ktau n’Zvicër s’kam me ka t’foli, kejt punojn’, hiç pa nal, pi shpaje n’pun’, pi pune n’shpaj…” I thash: “Mos u ban merak be vlla, sa her’ xhi de mërzitesh thajrëm mu ene de kajm dert, se une kam plot vakt, veç shnosh!”

    Lajmi Paraprak

    Përçahet BDI | “Grupi i zjarrit” do të funksionojë si fraksion

    Lajmi i rradhës

    Kthimi i mërgatës, shpëtim për punëdhënësit në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë