Vërshimet e mbrëmshme shkaktuan dëme në Tetovë, qyteti ishte i bllokuar

    Shiu i mbrëmshëm që kaploi rajonin e Tetovës shkaktoi dëme të mëdha materiale. Fillimisht u bllokun nënkalimet në qytet me çka edhe hyrje-daljet u bën të pakalueshme. Më pas u bllokuan edhe disa rrugë brenda në qytet.

    Nga vërshimet e shkaktuara uji u fut nëpër shumë shtëpi të banuara, ndërkohë kishte edhe vetura që kishin ngecur në ujë.

    Situata ishte më e vështirtë në fshatrat e malësisë së Tetovës, sidomos në Xhermë ku vërshimet kishin bartur disa vetura, ndërsa kishin dëmtuar edhe themelet e një shtëpie.

    Nga bashkësia lokale thonë se ekipet kanë intervenuar shumë shpejtë.

    “A ka familje që kanë mbetur jashtë shtëpive? Jo, nuk ka. Kjo është fatkeqësi natyrore, na ndodhi çfarë na ndodhi. Ju jeni prezent vetë. Këtë shtëpinë këtu e kemi më të rrezikuar, rrugët janë bllokuar. Shumë jam i kënaqur, faleminderit shumë prej ekipit prej komunës. Kemi edhe banorët këtu, gjithë natën do jemi bashkë, të bëjmë diçka”, deklaroi Ruhan Adili – BL Xhermë.

    Besar Durmishi mbrëmë ishte në Xhermë bashkë me drejtorin e NPK-së Nuredin Fetai, i cili tha se tash më ekipet janë në terren dhe po hapin rrugët.

    “Një ekip është në fshatin Sellcë ku vetëm se ka pastruar rrugën dhe është rruga e lëvizshme, ekipi tjetër është këtu në fshatin Xhermë për të pastruar rrugën dhe për ta bërë të lëvizshme. Ekipi tjetër ka qenë në fshatin Reçicë e Vogël, konkretisht tek varrezat ku edhe atje Lumi doli nga shtrati shkaku i problemeve që janë hasur, menjëherë kanë intervenuar, gjithçka është pastruar dhe gjithçka është e lëvizshme, një ekip tjetër ka qenë i angazhuar në fshatin Poroj ku edhe atje te ura pati një defekt dhe rrezikohej të dalë lumi nga shtrati, është intervenuar dhe gjithçka është në rregull”, tha Besar Durmishi.

    “Kemi qenë në krye të detyrës 20 minuta pasi që kemi marrë lajmin se në Reçicë të Vogël ka dalë prej shtrati lumi dhe gjithandej nëpër Tetovë, pastaj morëm vesh që edhe në fshatin Xhermë ka prurje të mëdha dhe menjëherë erdhëm me mjetet tona që i disponojmë si ndërmarrje, kemi marrë edhe ndihma prej firmave private me bagerë të cilat janë dislokuar në Vicë, Sellcë, bager kemi pasur edhe në fshatin Poroj, tentojmë që të mbajmë në kontroll shtratin e Lumit, në bazë të informatave që kemi edhe nëpër Tetovë nëpër qytet brenda ka pasur prurje dhe ka dëme materiale”, pohoi Nuredin Fetai- drejtor i NPK-së.

    Shtabi lokal i krizës gjatë ditë së sotme ka pasur mbledhje dhe është konstatuar se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

    “Sot është paralajmëruar se mund të ketë vërshime apo prurje të re të shiut. Ne vendosëm që pikat kritike si në Poroj edhe Reçicë të pastrohen edhe të jenë në mbikëqyrje permanente dhe prurjet në qytet të pastrohen. Nga Drejtoria për Mbrojtje edhe Shpëtim është intervenuar në disa pika kritike siç është rasti në Xhermë”, deklaroi Bilall Kasami – Kryetar I Komunës Tetovës.

    Kasami gjithashtu tha se uji në qytet është i pijshëm edhe është duke u kontrolluar në vazhdimësi, ndërsa nga komuna kanë bërë apel që Qeveria të shpall gjendje të jashtëzakonshme me qëllim që qytetarëve tu kompensohen dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Dy autobusë ndalohen në Tabanoc, bënin transport ndërkombëtar pa dokumentacion

    Lajmi i rradhës

    Më 30 gusht fillon pagesa e pensioneve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë