VMRO-DPMNE kërkoi dorëheqjen e Arsovskës, reagon kryetarja e Qytetit të Shkupit

    Kanë vazhduar përplasjen në mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Këta të fundit kërkuan dorëheqjen e Arsovskës, duke e quajtur të paaftë dhe si kryetarja më e dobët në histori.

    Nga VMRO-DPMNE thonë se Arsovska është fajtore për gjithë kaosin që është krijuar në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike.

    “Arsovska hyri në histori si kryetarja më e paaftë dhe e vetmja që arriti të falimentojë një ndërmarrje. Ajo duhet të japë dorëheqjen sepse është e paaftë dhe ka mashtruar shkupjanët”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

    E në paraqitjen e saj të fundit, kryetarja e Shkupit, Arsovska pyetjes së gazetares se a do të japë dorëheqje sepse për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit qytetarët kanë mbetur pa transport publik, ajo është përgjigjur negativisht.

    “Njerëzit nga bordi drejtues i NTP-së, të cilin e votoi VMRO-DPMNE, duhet të japin dorëheqje. Unë nuk jap dorëheqje”, tha Arsovska.

    Ndryshe, shkupjanët sot për herë të parë në historinë e qytetit të Shkupit kanë mbetur pa transport publik. Vitin e kaluar në zgjedhjet lokale Arsovska dhe VMRO-DPMNE premtuan transport publik falas për qytetarët./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E hëna e ardhshme ditë jo pune për të gjithë qytetarët

    Lajmi i rradhës

    Sofja distancohet nga fyerjet e eurodeputetit bullgar ndaj maqedonasve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë