“Maqedonia është dashur të jetë anëtare e BE-së shumë kohë më parë”

    Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjatur pa nevojë. Maqedonia është dashur të jetë anëtare e Unionit shumë kohë më parë, prandaj i bëj thirrje Presidentit të Komisionit Evropian që të bëjë gjithçka në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejt në Union. Kështu deklaroi ish-presidenti kroat Stipe Mesiq.

    Sipas tij mesazhi më i thjeshtë për vendin është përmbushja e standardeve dhe kushteve të Bashkimit Evropian, për të përshpejtuar anëtarësimin në BE.

    “Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE, ndërsa Maqedonia që moti duhet të ishte pjesë e BE-së dhe pikërisht nga këtu i bëjë thirrje Presidentit të Komisionit Europian që të bëjë gjithçka që është e mundur që unioni të kyçet ne shtet anëtare të BE-së dhe të tregoj më shumë empati për qytetarët “, tha Stipe Mesiç- ish president i Kroacisë.

    Presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski tha se është mirë të bëhemi pjesë e pazarit Europian që t’i përmbushim nevojat tona.

    “Ne si shtet që varemi shumë nga importi i energjisë, është mirë që para se të bëhemi anëtarë të BE, të bëhemi pjesë e tregut europian që të mundet t’i përmbushim nevojat tona, sepse praktikisht vitin e kaluar BE-ja na ka ndihmuar shumë kur filloi lufta ruse me Ukrainën, në disa aranzhmane që përfshijnë relacion bilateral të vendeve europiane, por edhe të RMV me BE në tërësi”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

    Pendarovski dhe Mesiç këto komente i bënë në Forumin e Energjisë Maqedonase 2023. Panele mbi diplomacinë e energjisë, inovacionin e teknologjisë së energjisë dhe transformimin e energjisë përmes veprimit lokal të klimës./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Konfiskohen armë në Shkup, arrestohen dy persona

    Lajmi i rradhës

    Lea Ypi në Tetovë: Liria nuk ndërtohet vetëm me një individ! (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë