Maqedonia i bashkëngjitet Qendrës europiane të ekselencës

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës Evropiane të Ekselencës për Ballafaqim me Kërcënimet Hibride në Helsinki, nënshkruan Memorandumin për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë qendër, duke e bërë vendin e 35-të pjesëmarrës.

    Osmani theksoi se bashkimi po ndodh në një moment jashtëzakonisht domethënës kur e gjithë bota, përfshirë edhe vendi, po përballet me sulme hibride të intensifikuara.

    “Të mund ta vendos flamurin e RMV-së së bashku me këta 34 flamuj të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së. Mendoj se në këto kohëra, që shkaktohen nga koncepti i ri gjeopolitik, agresioni rus në Ukrainë, të gjitha sfidat që ka Ballkani Perëndimor me procesin e anëtarësimit në BE dhe çështjet e hapura e bëjnë rajonin tonë një terren pjellor për kërcënime hibride”, tha Bujar Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Masa e qeverisë për “çmimet e garantuara” shtyhet deri më 31 dhjetor 

    Lajmi i rradhës

    Cila janë ushqimet që vrasin më shumë se duhani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë