Masa e qeverisë për “çmimet e garantuara” shtyhet deri më 31 dhjetor 

    “Çmimet e garantuara” shtyhen edhe për një muaj. Vendimi i ri i Qeverisë lidhur me ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore do të vlejë deri më 31 dhjetor, që nënkupton se qytetarët do të blejnë për 10% më lirë mbi 1,600 produkte ushqimore bazë.

    Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se deri në fund të vitit pritet që me flamur evropian edhe Ligji për parandalimin e tregtisë jo të drejtë të miratohet në Kuvend. Sipas projekti ligjit kompanitë tregtuese nuk do të kenë mundësinë e fitimit më të lartë se 10%, duke reduktuar mundësinë e rritjes së re të çmimeve.

    “Në këtë mënyrë konsiderojmë që të gjithë konsumatorët në vend do të kenë mundësinë që të blejnë produkte më të lira deri në fund të vitit”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

    Për një muaj është vazhduar edhe vendimi për ndalimin e shitjes në pormocion, që sipas autoriteteve do të minimizonte keqpërdorimet të shitjeve në aksion duke mos ulur çmimet për produktet e garantuara.

    “Me këtë vendim edhe një herë dëshmojmë se Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria në përgjithësi kujdeset për ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe masat për zvogëlimin e çmimeve kanë dhënë rezultatet e duhura në përputhje me atë që e kemi paralajmëruar dhe i kemi miratuar vendimet”, theksoi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

    Kjo masë hyrë në fuqi më 20 shtator, duke iu referuar çmimeve të 1 gushtit. Autoritetet përllogaritën që çdo familje mesatare në vend nga kjo masë me ulje çmimesh kursen rreth 2,500 denarë në muaj. Autoritetet thonë se kjo masë ka ndikuar edhe në uljen e inflacionit, e cila prej shtatorit u ul në 6,6%, kjo shifër në nivel vjetor ka ulur edhe shportën e konsumit në 48.379 denarë për një familje katër anëtarëshe./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Opozita në RMV kërkon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamenare

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia i bashkëngjitet Qendrës europiane të ekselencës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë