Maqedonia juglindore prin me lejet për ndërtim

    Në gusht të këtij viti janë lëshuar 280 leje për ndërtim, që është për 1,8 % më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

    Më së shumti leje – 179 – kanë të bëjnë me ndërtim të lartë, ndërsa rajoni juglindor është në krye me 61 leje të lëshuara, para rajonit të Pollogut me 60 dhe rajonit të Shkupit me 46.

    Vlera e parashikuar e objekteve arrin mbi 5,2 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 8% në nivel vjetor.

    Në gusht është planifikuar ndërtimi i 646 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 64 mijë metra katrorë, që është rritje prej 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Lajmi Paraprak

    Funksioni i gështenjave në organizëm

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtohet edhe “Temu”, për produkte prej 1000 denarë do të paguani plus 180 denarë taksë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë