Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka njoftuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut se roamingu, nga 1 korriku nuk do të vlejë për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, përcjell Nistori.
“Nga 1 korriku pa roaming me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi!”, shkruan Osmani. /Nistori/