Mariçiq: Mbetet për t’u parë nëse BE do të mbikëqyrë edhe rastet që kanë epilog gjyqësor

    Sipas ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, liderët e LSDM-së dhe Alternativës, Zoran Zaev dhe Afrim Gashi, janë dakorduar për një kërkesë për monitorim nga BE-ja për mënyrën sesi janë proceduar disa lëndë gjyqësore. Siç tha Mariçiq në paraqitjen e mbrëmshme në emisionin “360 gradë”, mbetet për t’u parë nëse BE-ja do të merrte përsipër të monitorojë edhe rastet që tashmë kanë epilog gjyqësor.

    “Është obligim i Qeverisë që ta dërgojë në Komisionin Europian dhe do të shohim sesi dhe në çfarë forme KE do ta bëjë këtë. Kjo është arsyeja pse ne nuk mund t’i japim një përgjigje të qartë pyetjes se çfarë saktësisht do të ndodhë … për të shqyrtuar procedurat në rastet që tashmë janë përfunduar, me një gjykim të formës së prerë, duhet të shohim se në çfarë forme dhe si BE-ja do të merrte përsipër. Pavarësisht sesi dhe nëse do të ndërmerr, kjo nuk do të ndikojë në përmbajtjen dhe thelbin e aktgjykimeve të sjella”, tha Mariçiq.

    Lajmi Paraprak

    Çmimet për konsumatorët amerikanë arrin nivelin më të lartë në 40 vjet

    Lajmi i rradhës

    “Jam somaleze, jam myslimane”, rrëfimi i gruas me ngjyrë që do të udhëheqë qytetin amerikan me shumicë të bardhë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë