Çmimet për konsumatorët amerikanë arrin nivelin më të lartë në 40 vjet

    Çmimet për konsumatorët amerikanë po rriten me normën e tyre më të shpejtë vjetore që nga qershori i vitit 1982.

    Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit 6.8 për qind deri në muajin nëntor, sipas shifrave më të fundit nga Byroja e Statistikave të Punës.

    Çmimet e benzinës u rritën me 6.1 për qind, ndërkohë që u rritën edhe kostoja e veturave të përdorura, qiraja dhe ushqimi, raporton bbc.

    Megjithatë, ritmi mujor i rritjes së çmimeve me 0.8 për qind në muajin nëntor ishte pak më i ulët se ai i tetorit prej 0.9 për qind.

    Kujtojmë se rritja e inflacionit po ushtron presion mbi agjendën politike të presidentit amerikan, Joe Biden ndërsa ai përpiqet të kalojë faturën e shpenzimeve sociale prej 1.9 trilion dollarësh.

    Inflacioni, i shkaktuar nga një kombinim i kërkesës më të lartë nga konsumatorët dhe problemeve të zinxhirit të furnizimit, fillimisht pritej të zbehej pasi ndërprerjet e lidhura me pandeminë u zbutën.

    Ndryshe, kohët e fundit, si Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, ashtu edhe kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, kanë thënë se nuk do t’i referohen më inflacionit si “kalimtar”.

    Lajmi Paraprak

    I tha të gjitha, askush nuk mund të thotë nuk e dija

    Lajmi i rradhës

    Mariçiq: Mbetet për t’u parë nëse BE do të mbikëqyrë edhe rastet që kanë epilog gjyqësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë