Mariçiq: Mirënjohje partive shqiptare për mbështetjen ndaj popullit maqedonas, në kontestin me Bullgarinë

    Mariçiq: Mirënjohje partive politike shqiptare për mbështetjen ndaj popullit maqedonas, në betejën me Bullgarinë

    Zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq në “Summer Click” në TV21 tha se duhet t’u jepet mirënjohje partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që i kanë dhënë vazhdimisht bashkëqytetarëve maqedonas në betejën për marrëveshje me Bullgarinë.

    “Ia vlen që të thuhet, me të vërtet t’u jepet mirënjohje partive politike shqiptare për mbështetjen dhe solidaritetin me qytetarët maqedonas, me popullin maqedonas dhe me partitë që i përfaqësojnë maqedonasit, sepse me të vërtet kemi ndjerë një mbështetje të fuqishme gjatë gjithë kësaj kohe, deri sa po bëhej beteja me Bullgarinë që të marrim ndonjë formë të marrëveshjes, do të thotë pozicionet tona në këtë aspekt kanë qenë të forcuara me mbështetjen e partive politike shqiptare dhe në asnjë moment nuk ka qenë dobësi që kemi numër serioz të partive nga përkatësi të ndryshme etnike, ndërsa Bullgaria në fazë të caktuar mendonte, disa politikanë bullgarë menduan se kjo mund të jetë pengesë, për fatin tonë u tregua shoqëria jonë”, theksoi Mariçiq.

    Fronti europian VS Fronti opozitar, Mariçiq: Është logjike një ndarje e tillë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

    I pyetur për të ashtuquajturin Front evropian dhe Front opozitar, Mariçiq tha se është logjike një ndarje e këtillë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare .

    “Është logjike që të ndahet spektri ynë politik…ose treg, në dy grupe të mëdha, ose në dy blloqe, sepse diferencohet, për zgjedhjet në vitin e ardhshëm, diferencohet tema kryesore, tema e madhe, cilat janë partitë politike, pjesë të partive ose grupe që janë për hyrje të shpejtë në BE dhe cilat janë partitë politike, pjesë të partive dhe grupeve tjera të ndryshme që janë kundër hyrjes së shpejtë në BE, sepse ashtu iu konvenon”, theksoi Mariçiq.

    “Asnjëherë nuk do të lobojmë kundër Shqipërisë”

    Ne asnjëherë nuk do të lobojmë kundër një fqinji, pse do ta bënim këtë, por që gjithsesi se do të ketë implikime negative te ne, këtë e tha mes tjerash zëvendërkryeministri për Çështje Evropiane, në pyetjen nëse ka gjasa që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së. Ai shton se Shqipëria nuk mund të jetë peng i Maqedonisë së Veriut.

    “Shqipëria e udhëheq skriningun njëjtë si ne, nuk e ka detyrimin shtesë për ndryshime kushtetuese dhe do të vijë momenti që do të diskutohet për këtë. Jam i sigurt që ekzistojnë shtete anëtare që nuk duan të ndahet pakoja, kjo dihet publikisht, por gjithashtu besoj se do të ketë shtete anëtare që do të insistojnë që askush mos ta pres askënd. Gazetari: Mos të jetë peng. Ashtu, pikërisht ashtu”, theksoi Mariçiq.

    Mariçiq: Deputetë të VMRO-së dhe opozitës publikisht do ta shfaqin mbështetjen për ndryshimet kushtetuese

    Mariçiq deklaroi se ka shpresë që një pjesë e opozitës do t’i mbështes ndryshimet kushtetuese. Mariçiq theksoi se pret që disa deputetë të opozitës edhe publikisht ta shfaqin mbështetjen e tyre.

    “Ka njerëz në VMRO-DPMNE edhe deputetë jashtë grupit parlamentar, që e kuptojnë rëndësinë e situatës dhe e kuptojnë se kjo…se nuk mund ta kemi strategji pritjen dhe prolongimin. Unë jam i bindur se do të marrin guximin në moment të caktuar dhe që publikisht do ta bëjnë të ditur qëndrimin e tyre. Nuke di as kur ose si do të ndodhë”, theksoi Mariçiq.

    Lajmi Paraprak

    Liqeni i Prespës në rrezik – tani duhet ruajtur çdo pikë uji

    Lajmi i rradhës

    KE: Ndryshimet në Ligjin për shtetësinë në Serbi paraqesin rrezik për sigurinë e BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë