Mariçiq: ShBA është partneri dhe miku jonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri dhe miku jonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ka shkruar në Fejsbuk zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, pas takimit me senatorin amerikan Kris Marfi, në të cilën pjesë mori edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, në kuadër të Konferencës së 58-të të Sigurisë në Mynih, e cila këtë vit i kushtohet temës “Bashkëpunimi ndërkombëtar në kohë krizash në rritje”, përcjell Nistori.

    “Përmes bisedës, Murphy rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për integrimin tonë evropian dhe përshëndeti angazhimin e qeverisë për zbatimin e agjendës së reformave. Me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po intensifikohet, veçanërisht në fushën e diversifikimit në sektorin energjetik, ka shkruar Mariçiq. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski – Petkov: Kërkojmë zgjidhje për të ardhmen europiane

    Lajmi i rradhës

    Për përfshirje në rrjetin kryesor të gazifikimit, tetovarët do të paguajnë 100 euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë