Mario Draghi: Europa mund të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse

    Kryeministri italian Mario Draghi ka deklaruar se Europa mund të kufizojë varësinë e saj nga energjia ruse përmes diversifikimit në një kohë relativisht të shkurtër.

    Draghi ka shtuar se Europa po e financon Rusinë duke blerë naftën e saj.

    “Ne nuk duam të varemi më nga gazi rus, sepse varësia ekonomike nuk duhet të bëhet vartësi politike. Për ta bërë këtë, ne duhet të diversifikojmë burimet e energjisë dhe të gjejmë furnizues të rinj”, tha Draghi.

    I pyetur rreziqet e ngadalësimit të prodhimit industrial në rast të mungesës së gazit gjatë dimrit të ardhshëm, ai tha se Italia ka një strukturë magazinimi gazi dhe se ka marrë gaz të ri nga furnizues të tjerë.

    “Edhe sikur të merreshin, masat do të ishin të buta”, ka theksuar ai, duke shtuar se kjo do të nënkuptonte uljen e ngrohjes me një deri në dy gradë e të ngjashme kur bëhet fjalë për ftohjen përmes ajrit të kondicionuar.

    Lajmi Paraprak

    Publikohen përgjimet mes Piques dhe Rubiales për parazin në Superkupën e Spanjës

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Do të kemi zero tolerancë ndaj strukturave ilegale të Serbisë dhe krimit të organizuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë