Në Koçan mbahet “Marshi i engjëjve”, i shtati me radhë. Familjet e të pësuarve nga zjarri dolën sërish në rrugë, duke kërkuar drejtësi për më të dashurit.
Protesta filloi nga Parku i Revolucionit deri në Qendrën Tregtare, pas çka ata do të drejtohen në ndërtesën e komunës, e prej aty drejt Stacionit policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Koçan. Ata kërkojnë drejtësi joselektive, ndërsa mbështetje marshimit i dha nisma “Kush e ka radhën?”.
Në hetimin për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan që ndodhi më 16 mars të këtij viti, deri më janë të dyshuar 68 individë dhe tre persona juridikë. Nga zjarri e humbën jetën 62 persona, ndërsa rreth 200 u plagosën.