“Një numër i madh njerëzish punojnë në Gjermani, ndërsa këtu marrin paga”

    Është hera e parë në tridhjetë vitet e fundit që partitë politike bëjnë ndryshime në ribalancimin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, theksoi kryetarja aktuale e Shkupit, Danela Arsovska në studio 10 të 24Vesti.

    “Asnjë parti tjetër nuk e ka bërë këtë, vetëm VMRO-DPMNE. Bllokada nuk do të thotë që Qyteti nuk do të funksionojë, por që nuk do të mund të realizohen shumë projekte të paralajmëruara. Ribalanci nuk është i madh, por problematike është vetë bllokada. Nuk ka asnjë arsyetim pse VMRO-DPMNE bllokon. Janë dorëzuar rreth 12 amendamente. Ndonjëherë kotësia është më e madhe se e mira e Shkupit dhe interesi i qytetit”, tha Arsovska.

    Ajo shtoi se nuk dëshiron të futet në lojëra politike dhe se ka shumë njerëz të zgjuar dhe të ndershëm që e dinë se “çfarë duam të bëjmë”.

    “Duam të bëjmë sistem. Qytetarët të mos presin në sportele. Të ketë njerëz të sjellshëm që do t’i shërbejnë. Jemi përballë një numri të madh njerëzish që nuk punojnë asgjë. Një numër i madh njerëzish punojnë në Gjermani dhe paguhen këtu. Ne e ndaluam atë dhe për këtë arsye pati kaq shumë rezistencë. As edhe një ditë nuk u paraqitën në punë, ndërsa kanë vite që paguhen. Ne i kemi hequr shumicën prej tyre. Ka shumë njerëz që duan të punojnë dhe do ta bënin punën e tyre me ndershmëri, por nuk mund të punojnë sepse vendet e punës mbahen nga ata që nuk punojnë dhe paguhen”, pohon Arsovska.

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, gjatë tetorit institucionet shtetërore kanë kursyer rrymë 24 për qind

    Lajmi i rradhës

    Kushtetua t’i përshtatet rrethanave politiko-shoqërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë