Masë paraburgimi për 45-vjeçarin nga Tetova, tentoi t’ia djegë shtëpinë të afërmit

    45 vjeçari nga Tenova e Tetovës dje ka shkaktuar zjarr me çakmak në shtëpinë e të afërmit të tij, i është caktuar masa e paraburgimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 në shtëpinë e 57-vjeçarit.

    Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë Veriore njoftoi se Prokuroria Publike e Tetovës ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër 45-vjeçarit, banor i Tenovës, i cili dyshohet për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

    Ndryshe i dyshuari paraprakisht përmes telefonit kishte kërcënuar një familje në fshat, ndërsa më 25 shkurt ka shkaktuar zjarr me rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve. Ai me pllakë bekaton ka thyer dritaren në katin përdhese të shtëpisë së viktimës, ka hyrë brenda dhe i ka vënë flakën një divani, pas së cilës është larguar nga shtëpia. Në atë moment në shtëpi ndodheshin vajza e pronarit dhe një mik tjetër të cilët u shpëtuan nga fqinjët.

    Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në shtëpinë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi Paraprak

    “Lufta mund të jetë fillimi i fundit të Putinit”

    Lajmi i rradhës

    Bota proteston kundër luftës në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë