Bota proteston kundër luftës në Ukrainë

    Mijëra persona në botë kanë marrë pjesë në protesta pro-Ukrainës dhe për të dënuar luftën e Rusisë në këtë shtet.

    Pushtimi i Moskës ka nxitur zemërim global dhe ka rezultuar me sanksione nga shtetet e Perëndimit, disa të drejtuara edhe kundër vetë presidentit rus, Vladimir Putin.

    Më 26 shkurt, protesta janë mbajtur në disa qytete evropiane, por edhe në Teheran.

    Në Zvicër, mijëra persona janë mbledhur nëpër qytete të ndryshme, përfshirë rreth 1,000 jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

    Në protesta është kërkuar më shumë veprim nga qeveritë.

    Në vendin fqinj të Rusisë, Finlandë, mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin Helsinki.

    Rreth 3,000 protestues janë parë në Vjenë duke mbajtur mbishkrimet “Stop Luftës”.

    Në Britani, qindra protestues janë nisur drejt Ambasadës së Rusisë në Londër.

    Në Teheran është mbajtur një protestë jashtë Ambasadës së Ukrainës dhe njerëzit janë dëgjuar duke bërtitur “Vdekje Putinit”.

    Disa janë parë edhe me qirinj dhe flamuj ukrainas.

    Qeveria iraniane nuk e ka mbështetur pushtimin rus, mirëpo ka fajësuar “provokimet e NATO-s” për këtë luftë.

    Teherani ka thënë se lufta nuk është zgjidhje për krizat.

    Për protesta është raportuar edhe në Nju Jork dhe Izrael. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Masë paraburgimi për 45-vjeçarin nga Tetova, tentoi t’ia djegë shtëpinë të afërmit

    Lajmi i rradhës

    Dështimi i “feminizmit të bardhë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë