MASh-i jep pëlqimin për përdorimin e abetares së unifikuar

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka dhënë pëlqimin për shfrytëzimin gjatë vitit shkollor 2022-2023 të Abetares në gjuhën shqipe që gjatë këtij muaji ishte prezantuar si abetare e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e materialit të përpiluar nga autorët Mimoza Gjokutaj, Saranda Kumnova, Naser Zabeli dhe Tereza Babasuli, i cili është dedikuar për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe”, ka shkruar në Facebook pas një takimi me Zv/Kryeministrin e Parë, Artan Grubi, Ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri.

    Ministri Shaqiri ka shtuar se Ministria e Arsimit edhe në të ardhmen do të mbështesë cdo nismë për përdorimin e materialeve didaktike që janë në interes të nxënësve dhe ndihmojnë në realizimin e qëllimeve të definuara me planprogramet mësimore.

    Abetarja e përbashkët ishte përgatitur si rezultat i bashkëpunimit të Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe tashmë është në përdorim në shkollat e atjeshme.

    Lajmi Paraprak

    Zekiri sot dëshmoi kundër ish-paraardhësit të tij, Dragi Rashkovski

    Lajmi i rradhës

    Agjencia për Hallall Standard në RMV: Mos konsumoni kotëletë me logon Hallall, ka mish derri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë