Selimi: Lajmet e rreme patën një shpërthim të jashtëzakonshëm gjatë pandemisë

    Opinionisti Sefer Selimi në emisionin “360 gradë”, deklaroi se lufta me lajmet e rrejshme ka dominuar rrjetet sociale dhe mediumet të cilat janë të bazuara kryesisht në internet. Sipas tij anonimiteti është parakushti kryesor për të plasuar në procesin e informimit një lajm të rrejshëm i cili pastaj duke u amplifikuar nga njerëz të tjerë në rrjetet sociale arrin që të bëhet një lajm i pranueshëm edhe për mediat publike.

    “Lufta ose beteja me informacionin krijon koalicione të cilat janë jo tipike. “Armiku i armikut tim është miku im”. Dhe sentimenti anti-perëndimorë ekziston në grupe radikale kryesisht të cilat radikalizmin e vet e ndërtojnë mbi interpretimet fetare, dhe janë ato grupe ku pretendohet se perëndimi ose BE-ja, apo këto vlera të cilat ne pretendojmë ti adoptojmë tek ne si shtet, bie ndesh me predikimet dhe botëkuptimet të cilat i kanë këto grupe radikale… Dhe ne nuk duhet të harrojmë që lajmet e rrejshme patën një eksplozion të jashtëzakonshëm edhe gjatë kohës së pandemisë”, deklaron Selimi.

    Ndryshe, njohësi i komunikimeve strategjike, Emir Hasanoviq, duke komentuar luftën në Ukrainë për sa i përket depërtimit të informacionit nga terreni, ai ndër të tjera tha:

    “Që nga viti 2016, NATO ka shtuar hapësirën kibernetike në domenet e saj të operacioneve. Me rëndësi të barabartë po aq sa toka, ajri dhe uji. Në hapësirën kibernetike, lufta e informacionit, ose përhapja e informacionit, është po aq e rëndësishme dhe kritike për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e një vendi. Lufta e informacionit karakterizohet si një luftë për mendjet dhe zemrat e publikut në një vend,” tha Hasanoviq. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Abuzimi virtual tek fëmijët, çfarë duhet të kenë kujdes prindërit?

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Deputetët dhe ministrat e LSDM-së janë rob të BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë