MASh: nxënësit do t’i kenë në kohë librat për vitin shkollor 2024/25

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është në proces dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024/25.

    Nga MASH thonë se procesi do të përfundojë në fillim të qershorit, në mënyrë që nxënësit të kenë në kohë tekstet e nevojshme, para fillimit të vitit të ri shkollor.

    “Procedura për shtypjen e teksteve të reja, ka nisur dy javë më parë dhe secila shkollë do të marrë botimin që ka kërkuar përmes një aplikacioni të posaçëm elektronik të ministrisë”.

    “E zgjidhëm çështjen e teksteve të reja në mënyrë sistematike dhe afatgjatë. Në ndërkohë, Ministria e Arsimit, së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e kurrikulave dhe teksteve të reja, sepse ky është një nga kushtet themelore për arsim cilësor”, thonë nga MASH.

    Lajmi Paraprak

    Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk mund ta shkarkojë Ixhet Memtin, prokurorët i sugjerojnë të mos shkojë në punë

    Lajmi i rradhës

    Geer: procesi reformues është i patjetërsueshëm për anëtarësim në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë