MASH u përgjigjet protestuesve: Është absurde që të protestohet kundër digjitalizimit në arsim

    Ministria e Arsimit dhe e Shkencës tërësisht e legjitimon të drejtën e protestës së qytetarëve, sepse është e garantuar me kushtetutë. Por, megjithatë, arsyeja se pse përdoret kjo e drejtë, nuk është e arsyeshme. Është absurde që të protestohet kundër digjitalizimit në arsim, nëse kemi parasysh se ky është proces global i cili ndodh në shumë vende të botës, ndërsa Maqedonia e Veriut duhet ta kapë hapin me trendet bashkëkohore dhe t’u afrohet standardeve për cilësi në arsim, të cilat i vendosin shoqëritë e zhvilluara, thonë nga MASH, përcjell Nistori.

    Prej atje potencojnë se ndryshime duhet të ketë. Risitë, theksojnë nga Ministria, janë sfidë për të gjithë, por, prej tyre nuk duhet të heqim dorë, por përkundrazi bashkë dhe në mënyrë transparente të vazhdojmë të punojmë në integrimin e tyre në system.

    Nga Ministria konsiderojnë se ligji i ri për libra dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike do t’i sjellë praktikat evropiane në shkollat tona, ndërsa përfitimet nga të njëjtat, sipas planit për zbatimin e reformave, në etapa do të jenë të kapshme për nxënësit e klasave të ndryshme gjatë 5-6 viteve të ardhshme. Në ndërkohë, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, deri në miratimin e ligjit secili ka mundësi për pjesëmarrje në përmirësimin e tij përmes sugjerimeve dhe vërejtjeve konkrete, të cilët paralajmërojnë si edhe deri më sot me kujdes të obliguar do t’i shqyrtojnë, duke i marrë parasysh interesin më të mirë të nxënësve.

    Nga MASH bëjnë thirrje që të gjithë që duan të kontribuojnë për avancimin e zgjidhjes ligjore e cila është e kapshme në ueb-faqen e MASH, ta bëjnë këtë përmes disa kanaleve për komunikim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila vazhdon të punojë në mënyrë transparente, të hapur dhe si edhe deri më tani, të gjitha ndryshimet i krijon përmes debatit të gjerë publik dhe procesit gjithëpërfshirës me pjesëmarrje fillimisht të të gjitha palëve të prekura dhe me shumë faktorë shoqërorë. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E drejta katragjyshërore e palestinezëve

    Lajmi i rradhës

    Pse tek ne dështuan demokracia dhe liberalizmi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë