Mbi 30% e grave në RMV aspak nuk kanë gjinekolog amë – as nuk shkojnë në kontrolle të rregullta gjinekologjike

    Një hulumtim i fundit i Asociacionit të Gjinekologëve dhe Obstetërve, tregon se në vendin tonë mbi 30% e grave aspak nuk kanë gjinekolog amë, pra as nuk shkojnë në kontrolle të rregullta gjinekologjike, nuk i përdorin masat parandaluese, të drejtën për mbrojtje të shëndetit seksual dhe riprodhues. Nga ana tjetër, rreth 20% e të rinjve kanë mungesa në edukimin seksual.

     “Tek të rinjtë, edhe pse informohen përmes mediave, ende ka stigmatizim dhe padituri për disa gjëra themelore, për shembull padituri për mundësinë e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, madje edhe informacione të gabuara, si për shembull 20% e të rinjve mendojnë se prezervativi mbron nga shtatzënia e padëshiruar dhe nuk mbron nga infeksionet seksuale dhe anasjelltas 20% e të rinjve mendojnë se nëse marrin kontraceptivë oral, kjo do t’i mbrojë nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, gjë që nuk është e saktë!”, tha Grigor Tofoski, doktor. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami premtoi 425 vendparkime në Tetovë, janë bërë vetëm 130

    Lajmi i rradhës

    Rexhepi: Është koha që Bashkimi Europian të bëjë hapin e vet për Maqedoninë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë