Mbi 39% e qytetarëve të RMV-së janë për zgjedhje të parakohshme

    Foto: Nistori

    Instituti për Hulumtime Politike në Shkup (IPIS) sot ka publikuar një sondazh për qëndrimet e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre ndaj partive politike dhe politikanëve, si dhe për çështje të caktuara aktuale.

    Në pyetjen nëse qeveria e udhëhequr nga LSDM duhet të qëndrojë në pushtet deri në fund të mandatit të saj në vitin 2024 apo nëse duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, 39.1 për qind janë deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, 32.5 për qind besojnë se pushteti aktual duhet të vazhdojë punën, ndërsa 28.4 për qind janë përgjigjur me “Nuk e di”.

    Në pyetjen nëse formimi i Qeverisë së re e ka tejkaluar krizën politike në vend, 27.9 për qind janë përgjigjur me “po”, ndërsa 47,4 me “jo”, kurse 24,7 për qind thonë se “nuk e dinë”.

    Nga IPIS thonë se anketa e shkurtër telefonike është kryer midis 4 dhe 6 majit, ndërsa janë realizuar anketa me gjithsej 1111 persona në mbarë vendin. IPIS thekson se hulumtimi sondazhi është realizuar me interval gabimi prej +/- 3 për qind, për shkak këtë shkak të gjitha rezultatet e paraqitura në raport mund të variojnë në këtë interval.

    Lajmi Paraprak

    Boll për Policinë e Maqedonisë së Veriut: Ndiqni paratë e organizatave kriminale

    Lajmi i rradhës

    Të hyrat nga TIDZ mbi 40 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë