Mbi 5 mijë ukrainas kanë hyrë në RMV

    Njerëz me valixhe / Ukrainë

    Nga 5074 shtetas ukrainas që kanë hyrë në vendin tonë, asnjëri prej tyre nuk ka shfaqur interes  të kërkojë azil për të qëndruar në Maqedoninë e Veriut për një periudhë më të gjatë. Nga Qeveria thonë se këto qytetarë kanë hyrë në vendin tonë brenda dy muajsh nga data 24 shkurt deri më 24 prill.

    “Në vendin tonë gjatë kësaj periudhe kanë hyrë 5074 shtetas ukrainas, ndërsa 4094 prej tyre më pas kanë lëshuar vendin tonë. 1008 persona janë nën 16 vjeç, ndërsa 95 janë mbi 70 vjeç. Për komentin asnjë person nga Ukraina nuk parashtruar kërkesë për azil”, tha Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

    Ndërkohë vazhdon grumbullimi i ndihmave humanitare të cilat më pas nisen me kamionë drejt Ukrainës. Kryetari i Shoqatës së Ukrainasve, Oleksandër Urbanoviç, thotë se nëse kanë nevojë ndihmojnë edhe ukrainasit që kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut për të shpëtuar nga lufta. Ukrainasit në fjalë kryesisht qëndrojnë tek të afërmit e tyre.

    “Tashmë 12 kamionë apo rreth 20 ton ndihma deri tani janë dërguar në Ukrainë. 00:37 Më shumë më siguri kanë dhënë kompanitë privatë. Kanë dhënë donacion nga dy apo tre kamionë nga produktet e tyre dhe u jemi falënderues. Por falënderues u jemi edhe atyre qytetarëve që kanë sjellë qoftë edhe vetëm një qese me rroba. 01:00 Më së shumti kërkohet ushqim që nuk prishet, sepse tashmë rriten temperaturat dhe do të nevojitet që ushqimi të rezistojë me ditë. Gjithashtu kërkojnë mjete higjienikë, rroba, barna”, tha  Oleksandër Urbanoviç- kryetar i shoqatës së ukrainasve në RMV.

    Në seancën e 30-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë porositi Ministrinë e Financave që të sigurojë mjete në vlerë prej 120 milionë denarë për organizimin dhe ofrimin e akomodimit në hotel dhe shërbime shtesë për qytetarët e Ukrainës që do të vinin në zonat e luftës si refugjatë vendin tonë. Konvikti “ Pellagonija” është gati për të pritur të ikurit nga lufta, megjithatë deri tani aty nuk ka të strehuar asnjë shtetas nga Ukraina. 

    Lajmi Paraprak

    Rreth 52 për qind e popullsisë në botë vuan nga dhimbja e kokës dhe migrena

    Lajmi i rradhës

    “Trotinetët vendin e kanë në trotuare dhe jo në rrugë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë