“Trotinetët vendin e kanë në trotuare dhe jo në rrugë”

    Nga pranvera e deri në fund të vjeshtës Tetova është e stërmbushur me motoçikleta. Në shumicën e rasteve drejtuesit janë të rinj në moshë, madje ka edhe që ngasin pa leje të vozitjes dhe regjistrim të mjetit. Kjo shpesh çon në fatkeqësi trafiku. Komandanti i policisë rrugore të Tetovës, Zorançe Talev thotë se falë masave më të rrepta, situata është përmirësuar dukshëm.

     “Për këtë kategori të pjesëmarrësve për ne me rëndësi ka siguria e tyre, ka dënim apo nuk ka dënim, këta si dhe këmbësorët janë kategoria më e ndjeshme në komunikacion, pasi që nuk kanë kokore, nuk kanë pajisje mbrojtëse, në të shumtën e rasteve i drejtojnë fëmijë të vegjël, pa leje të vozitjes, pa vërtetim, i shmangen dhe regjistrimit e që është shumë e vogël dhe në shumicën rasteve këto motorë i marrim, nëse nuk është regjistruar më shumë se 6 muaj dhe i mbajmë 90 ditë në stacion”, tha Zorançe Talev, komandat i Policisë Rrugore Tetovë.

    Telev bën apel tek prindërit që mos t’i lejojnë fëmijët e tyre të ngasin në këtë mënyrë, pasi që pasojat mund të jenë të rënda.

     “Edhe prindërit nuk janë të vetëdijshëm se çfarë pasojash kanë nëse i lejojnë fëmijët në trafik  shpesh dhe ju e dini se ka pasur aksident edhe me pasoja vdekjeprurëse, me lëndime të rënda trupore por edhe thyerje, më shumë në kokë. Për këtë shkak apeli ynë është që fillimisht të mbrojnë veten e më pas t’i rregullojnë të gjitha dokumentet, vërtetim ose leje të vozitjes, ta regjistrojnë dhe t’I respektojnë të gjitha rregullat”, tha Talev. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 5 mijë ukrainas kanë hyrë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Ku i marrin kompanitë të dhënat personale të njerëzve për marketing dhe shitje të drejtpërdrejtë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë