Mbi nëntë milionë dollarë ShBA-ja ka ndihmuar RMV-në për ballafaqim me pandeminë

    Mirënjohje e madhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e sistemit shëndetësor, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen vetëmohuese që nga fillimi i krizës me coronavirus, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në takimin e sotëm me zv. ambasadorin e ShBA-së Eric Meyer.

    “Mbështetja e plotë nga qeveria amerikane është mbi 9 milionë dollarë për reagimin e vendit tonë në përballjen me covid pandeminë, duke mbështetur dhe forcuar laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, rindërtimin e objekteve shëndetësore dhe fondet me të cilat USAID do të mbështesë OBSH për forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të reagimit ndaj emergjencave të sistemit shëndetësor gjatë pandemisë, me qëllim sigurimin e mbulimit më të madh dhe shpërndarjes së sigurt të vaksinave kundër coronavirusit”, tha ministri Sali.

    Takimi i sotëm synon forcimin e mëtejshëm dhe një hap tjetër përpara në përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

    Lajmi Paraprak

    Ëmbla – vajza me sindromën Down hidhtohet nga vendimi i prindërve të bashkëmoshatarëve të saj

    Lajmi i rradhës

    Artina Qazimi – deputetja më e re në parlamentin e RMV-së: Të rinjtë duhet të kenë më shumë ambicje për politika institucionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë