Mbikëqyrja në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë, Zaev: Nuk kam informacione

    Nuk kam asnjë informacion, kështu u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen nëse ka pasur mbikëqyrje në ndërtimin e spitalit modular për Covid-19 në Tetovë, ku si pasojë e shpërthimit jetën kanë humbur 14 pacientë. Zaev thotë se projekti është udhëhequr nga Banka Botërore dhe se gjithçka është realizuar sipas marrëveshjes.

    “Do të iu japin institucionet informacione të detajuara. Bëhet fjalë për objekte modulare të montuara. Projekt i Bankës Botërore që është realizuar përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përmes linjës kreditore për nevojat e rasteve sociale në vend dhe në përgjegjësi për sistemin shëndetësorë”, tha mes tjerash Zaev.

    Ndryshe, realizues i projektit ka qenë “BRAKO”, kompani nën pronësi të ish zëvendës kryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    OKB do të mbledhë mbi 600 milionë dollarë për Afganistanin

    Lajmi i rradhës

    Byrnes: Sistemi energjetik na bëri që të jetojmë më komod, por nuk bëmë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen e ambientit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë