Byrnes: Sistemi energjetik na bëri që të jetojmë më komod, por nuk bëmë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen e ambientit

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shkup, Kate Marie Byrnes ka pasur paraqitje në Forumin e Energjetikës në Maqedoni 2021.

    Në fjalimin e saj ajo tha se është konstatim se ShBA-të dhe BE-ja janë bashkë në politikat energjetike.

    “Sistemi energjetik na bëri që të jetojmë më komod, por nuk bëmë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen e ambientit”, tha Byrnes.

    Ka folur edhe për ndryshime klimatike, të cilat sipas saj këtë verë kanë qenë më të shpërfaqura, duke përmendur reshjet e shumta të shiut të cilat shkaktuan vërshime në shumë pjesë të botës dhe zjarret që shkatërruan pyje.

    Ajo porositi se urgjentisht duhet të sigurohen burime të energjisë.

    “Urgjentisht duhet të merren masa”, tha më tej Byrnes.

    Lajmi Paraprak

    Mbikëqyrja në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë, Zaev: Nuk kam informacione

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Nuk mendoj se e gjithë qeveria duhet të japë dorëheqje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë