Mbyllen marketet Vero në Taftalixhe dhe Viva Fresh në Butel, nuk e respektuan masën “çmimi i garantuar”

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar se Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë ditë më parë ka kryer kontrolle të shumta nëpër të gjithë supermarketet e vendit. Nga kontrollet e kryera në terren, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka evidentuar parregullsi në supermarketin Vero në Taftalixhe dhe në supermarketin Viva Fresh në Butel.

    Përkatësisht, këto dy subjekte nuk kanë respektuar masën e Qeverisë “Çmim i garantuar”, që ka hyrë në fuqi prej disa ditësh me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, dhe të njëjtët janë mbyllur nga Inspektorati deri në një vendim të dytë.

    “NUK KA KOMPROMIS PËR PRAKTIKAT E PADREJTA TË TREGTISË! QYTETARËT NË REND TË PARË!”- shkruan ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetet sociale.

    Lajmi Paraprak

    “Një jetë është pak për kombin” / Përkujtohet veprimtaria e veteranit të UÇK-së, La Xamit

    Lajmi i rradhës

    Në cilin vend radhitet populli i RMV për nga konsumimi i kafesë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë