“Një jetë është pak për kombin” / Përkujtohet veprimtaria e veteranit të UÇK-së, La Xamit

    Sot në Vicë të Tetovës u inaugurua lapidari kushtuar veterantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Lezam Ramadani – La Xam. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë figura të rëndësishëm, ish-komandantë të UÇK-së. Fjalim rasti morën bashkëluftëtarë të La Xamit nga Shqipëria e Kosova, shkruan Nistori.

    “Po ngritet një përkujtimore për komandantin e Njësitit të mbrojtjes territoriale, La Xamit, i cili në kujtesë më ka mbetur nga sulmet e rrethimet që na bëheshin shkathtësia e tij. Rrugë në rrugë, e derë më derë, duke bërë thirrje, duke grumbulluar armatime, duke mobilizuar njësitin e fshatit që ata të dalin në vendin e duhur”, deklaroi i pari i BDI, Ali Ahmeti, atëherë komandat i UÇK.

    Ahmeti tha se kauza e UÇK-së doli fitimtare, si në luftë, diplomaci, por edhe në drejtësinë ndërkombëtare.

    Fjalë rasti mori edhe njëri prej ish-komandantëve të UÇK, Hazbi Lika, i cili tha se La Xam ishte një ndër pikat referuese për veprimet e UÇK në malësinë e Tetovës. Ai ka qenë shpresë për gjeneratat e reja, sepse ka vepruar vazhdimisht që amanetet e dëshmorëve të realizohen një ditë.

    Të pranishmëve iu drejtua edhe gjenerali Gëzim Ostreni, Fazli Veliu – Daja dhe disa bashkëluftëtarë tjerë.

    Djali i La Xamit tha se amaneti i babës ka qenë “një jetë është pak për kombin”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    FOSh: Edhe sa ndryshime jorelevante do të bëhen nën flamurin europian?

    Lajmi i rradhës

    Mbyllen marketet Vero në Taftalixhe dhe Viva Fresh në Butel, nuk e respektuan masën “çmimi i garantuar”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë