Më 4 gusht hapet konkursi nga IPARD 2

    Ditët e ardhshme pritet Brukseli ta dërgojë marrëveshjen financiare për Programin IPARD 3 ku saktë do të ceket buxheti për vendin për vite dhe masa, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, raporton AIM.

    Menjëherë më pas, siç theksoi, do të shpallet edhe konkursi i parë me çka edhe zyrtarisht të parët në rajon do të fillojmë me realizimin e periudhës së re programore nga IPARD 3.

    Nikollovski theksoi që buxheti për IPARD 3 do të jetë 62 përqind më shumë sesa IPARD 2.

    “Të premten nga Brukseli morëm miratim zyrtar (akreditim) të vazhdojmë më tej me katër masat në kuadër të IPARD 3, të cilat paraprakisht i realizuam në programin IPARD 2, pa procedura të vështira administrative. Ky është edhe një konfirmim se pa dallim të hetimeve që i zhvillon OLAF-i, Maqedonia e Veriut mori leje bga brukseli të vazhdojë më tej me tempon e njejtë. Mbetet akoma Brukseli të na e dërgojë marrëveshjen financiare në të cilën saktësisht do të ceket buxheti për vite dhe masa, të cilën duhet ta nënshkruajë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe mënjëherë më pas do ta shpallim konkursin e parë për programin IPARD 3”, tha ministri para ndarjes së marrëvehsjeve për mbështetje të distilirive të vogla.

    Nikollovski informon se konkursi i fundit nga IPARD 2 do të shpallet më 4 gusht.

    Lajmi Paraprak

    LËVIZJA DEMOKRATIKE | Skenës politike në RMV i shtohet edhe një parti e re

    Lajmi i rradhës

    Opinionistët: Nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, ka mundësi që BDI-ja e para të kërkojë zgjedhje të parakohshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë