Me 63.7%, Osmani gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Kosovës, me 63,7%.

    Bekim Kupina, këshilltari i presidentes, ka thënë se puna e palodhshme e Osmanit është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tani.

    “Presidentja Vjosa Osmani, sipas Pulsit Publik nga UNDP-ja dhe USAID-i, gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës, me 63,7%. Këto të dhëna nuk janë të rastësishme. Puna e palodhshme dhe guximi i saj për t’u dalë përballë sfidave të shumta është shpërblyer me besimin qytetar edhe më herët, por edhe tash”, ka shkruar Kupina.

    Sipas tij, Osmani mbetet politikania që u qëndron besnike parimeve dhe premtimeve.

    “Një presidente e përkushtuar, në shërbim të qytetarëve të saj!”, tha më tej Bekim Kupina, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Epika gojore shqiptare arrin në Harvard

    Lajmi i rradhës

    Fotoja e pabesueshme | Kush ishin krerët komunistë të Kosovës dhe drejtuesi i Jugosllavisë që luajtën me Kukësin më 1930

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë