Në buxhetin e vitit 2024 nuk do të ketë paga më të larta për politikanët

    Me buxhetin e ri, për vitin 2024, i cili tashmë po përgatitet dhe është në fazën përfundimtare, nuk do të ketë mjete për paga më të larta të funksionarëve, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 

    Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi thotë se po punohet në 7 ndryshime të ligjeve në mënyrë që të ulen pagat e 1260 funksionarëve që të kishin rritje të pagave për 78 për qind. Bytyqi siguroi që në buxhetin e vitit të ardhshëm funksionarëve nuk do u rriten pagat.

    “U paralajmërua se për shkak të metodologjisë, vitin e ardhshëm të gjithë funksionarët, të emëruarit dhe të përzgjedhurit, do të marrin paga më të larta, kjo nuk do të ndodhë vitin e ardhshëm. Ka shkurtime edhe në veprimtari tjera ku shohim se ka shpenzime joproduktive sepse deficitin buxhetor përfundimisht do ta sjellim në atë që e kemi planifikuar në planin afatmesëm dhe gjithsesi se investimet kapitale do të jenë më të larta se deficiti buxhetor që e planifikojmë për vitin e ardhshëm”, tha Bytyqi.

    Lajmi Paraprak

    Ballkani Perëndimor dhe sistemi gjerman i azilit

    Lajmi i rradhës

    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fillojnë me fitore garat në Kampionatin Europian

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë