Murseli: Është momenti që Tetovën ta bëjmë qytet të organizuar mirë, me strategji të qartë për zhvillim socio-ekonomik

    Kandidati për kryetar komune nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Vullnet Murseli ka prezantuar programin e tij politik në qoftë se zgjidhet kryetar për komunën e Tetovës, njofton Nistori.

    Murseli tha se Tetova do të jetë qytet ku do të mbizotërojnë ide të freskëta, vizionare, transformuese, zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse, ide që promovojnë shoqëri civile të vërtetë, komunitet të shëndoshë dhe demokratik.

    “E ardhmja e Tetovës do të jetë me studentë dhe të rinj që kanë ambicie për punë, për rritje të standardit jetësor dhe për zhvillim teknologjik. Është momenti që Tetova të bëhet qytet i organizuar mirë, i pastër dhe modern. Së bashku me ekipin tim, synojmë që të shmangim politikën nga menaxhimi lokal dhe të orientojmë të gjitha kapacitetet, që ka qyteti ynë në drejtim të zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm shoqëror”, tha Murseli para të pranishmive.

    Ai shtoi se Tetovës i duhet një plan gjeneral urbanistik dhe strategji të qartë për zhvillim socio-ekonomik të saj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rexhepi: Parku i Çairit në gjendje të mjerueshme, kemi plan konkret që ky park të jetë në nivelin e duhur

    Lajmi i rradhës

    Dita e tetë e fushatës | Çfarë thanë partitë politike në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë