Nxjerret i vdekur kumanovari i aksidentuar në lumin Vardar të Zhelinës

    Lajmi përditësohet*

    Trupi i Erdon Ramadanit tani ndodhet në morgun e Tetovës, aty ku pritet të bëhet obduksioni.

    Të pranishëm janë familjarët e viktimës, duke pritur konfirmimin e mjekut ligjor.

    Vendi ku u gjet kufoma e 22-vjeçarit nga Kumanova
    Momenti kur përcillet kufoma me automjetin e xhamisë deri në morgun e Tetovës

    Burime të Nistori.com thonë se është nxjerrur kufoma, por pritet që të bëhet identifikimi zyrtar nga Mjekësia Ligjore dhe prokuror publik.

    Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marijan Josifovski ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjetjen e trupit të të riut nga Kumanova.

    Josifoski deklaron se trupi i të riut është gjetur afër kazermës “Erebina”.

    “Në orën 10:40 është gjetur një trup i pajetë i një burri në afërsi të kazermës Erebino, ngjitur me urën e dytë prej betoni.

    Trupi duhet të nxirret së shpejti nga uji dhe të bëhet një identifikim zyrtar. Janë thirrur mjeku nga Mjekësia Ligjore dhe prokuror publik”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SVR Tetovë.

    Më herët për gjetjen e trupit të të riut të aksidentuar nga Kumanova njoftoi edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

    Ditëve të fundit përveç policisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje për Shpëtim, në kërkim të djaloshit që u aksidentua ditë më parë, ishin përfshirë edhe pjesëtarët e ushtrisë dhe persona vullnetarë.

    Lajmi Paraprak

    Shoqëria e RMV-së është e zhytur në korrupsion, “lista e zezë” mund të zgjerohet nga ShBA

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria mban zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë